Vetëm një ditë larg sfidës së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve përballë Mançester Sitit, tekniku i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka folur për të ardhmen e tij dhe se çfarë do të zgjedhë pasi ta mbylli me Realin.
Në një intervistë me “Prime Video”, tekniku italian u shpreh: “Pas Realit unë do të ndalojë. Nëse klubi më do të qëndrojë për 10 vite të tjera, unë do të drejtojë për 10 vite. Por unë dua të qëndrojë me nipërit e mbesat e mija, të shkojë me pushime me bashkëshorten time. Ka shumë gjëra që dua t’i bëjë. Të shkojë në vende që s’i kam parë, si për shembull në Australi ose në Rio de Zhaneiro. Të vizitojë motrën time më shpesh. Sigurisht që nuk i bën dot të gjitha, kështu që në ditën që do të tërhiqem kam shumë plane për të bërë”, ishin fjalët e para të Ançelotit.
Ai foli gjithashtu dhe për të drejtuar një kombëtare, ku u shpreh: “Po, do të ketë një kombëtare, por jo tani. Sigurisht as në këtë Kupë Bote. Në atë të 2026? Pse jo. Dhe pse jo Kanadanë. Do të doja shumë”.
Për ta mbyllur, Ançeloti foli për skuadrën e tij, duke e vendosur vëmendjen te Benzema: “Ai gjithmonë ka bërë mirë. Nuk ka pasur ulje-ngritje, ka qenë gjithmonë statik në nivelet më të larta. Karimi nuk duhet trajnuar, por duhet përdorur. Ai do të fitojë Topin e Artë. Por atë nuk e fiton vetëm Benzema, sepse pas çdo lojtari të madh, qëndron një skuadër e strukturuar”, përfundoi tekniku 62-vjeçar.
Arena e Lajmit