“Presidenti i ri të jetë antikomunist”, propozimi i deputetit të PD: Rama i ka numrat për të zgjedhur kreun e shtetit, ne të vendosim kriteret

Geshtenja

BalkanWeb zbardh të tjera diskutime brenda mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së. Gazetari Osman Stafa ka siguruar propozimin e deputetit Lefter Gështenja, i cili theksoi se opozita duhet të marrë pjesë në diskutimet për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.

Ai tha se kusht duhet të jetë që presidenti i ri të jetë antikomunist.

“Se pari nëse duhet te bej lajm do thoja qe ne s’duhet te marrim pjese ne procesin e zgjedhjes se presidentit. Ne fakt unë jam që ne duhet të marrim pjesë në proces. Edhe pse ne e dimë qe Rama i ka numrin, ne duhet te marrim pjese duke vendos kritere të sakta se kush duhet te jetë presidenti. Para opinionit publik ne nxjerrim 1 2 3 ose 4 kandidate potenciale qe kane reputacion ne opinionin publik. Duke sfiduar maxhorancën me kandidate me integritet. E sigurte qe qytetaret do te na vlerësojnë për këtë zgjidhje. Kushti im është qe presidenti te jete një antikomunist, që nuk shitet e nuk blihet. Grupi Parlamentar i PD duhet te dale ne terren. Duhet te takojmë demokratet dhe qytetaret. (Mbështetet nga Korreshi dhe Xhaferraj).

Arena e Lajmit

“Presidenti i ri të jetë antikomunist”, propozimi i deputetit të PD: Rama i ka numrat për të zgjedhur kreun e shtetit, ne të vendosim kriteret

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook