E ardhmja e Lautaro Martinezit është në dyshim të madh.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, klubi zikaltër po planifikon një strategji për të arkëtuar për të mos larguar yllin e skuadrës, Lautaro Martinezin.
Plani B i Interit është shitja e tre “thesareve” që mund të sjellin rreth 50 milionë euro në arkat e klubit.
I pari është Andrea Pinamonti, i cili është duke shkëlqyer me fanellën e Empolit nga ku vlerësohet 25 milionë euro dhe pas tij janë Frakfurti dhe Sasuolo.
I dyti është Martin Satriano, ku po bën mjaft mirë me Brestin në Francë dhe vlera e kartonit të tij është 15 milionë euro.
Në fund është Sebastiano Espozito, i cili nëse blihet në fundin e sezonit nga Bazeli skuadra zikaltër do të arkëtonte 8 milionë euro.
– Arena e Lajmit