Titulli kampion do të sjellë lojtarë me peshë te Milani, drejtuesit kuqezi vihen në lëvizje për yllin e Lacios

Në shtëpinë e Lacios në qendër të vëmendjes është e ardhmja e Sergej Milinkoviç-Saviç, i cili duket i destinuar të largohet nga bardhekaltërit në merkaton e verës.

MILINKOVIC SAVIC

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, në ndjekje të tij përveç Juventusit, PSG-së dhe Mançester Junajtid, është edhe Milani që ishin përpjekur ta merrnin mesfushorin serb në verën e vitit 2018.

Kuqezinjtë mund të fokusohen te lojtari i Lacios nëse arrihet fitimi i titullit kampion dhe nëse drejtuesit e ardhshëm arabë “Investcorp” vendosin një buxhet më të konsiderueshëm për merkaton e verës, duke parë se Lacio kërkon të paktën 70 milionë për ta larguar yllin e tyre.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Lacios në Serinë A, 27-vjeçari është aktivizuar gjithsej në 34 ndeshje nga ku ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 11 asiste për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Titulli kampion do të sjellë lojtarë me peshë te Milani, drejtuesit kuqezi vihen në lëvizje për yllin e Lacios

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook