“Do të kap prej fyti!”/ Pedagogia kërcënon studenten, e reja përfundon në spital nga ‘sulmi i panikut’

Still0510 00010

E gjitha ndodh vetëm për një reagim në Facebook dhe profesoresha kërcënon studentin në auditor të universitetit.

Kjo situatë ka ndodhur në fakultetin e Arteve në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku është bërë shkak një reagim i një studenti në facebookun e pedagoges që kjo e fundit ta kërcënojë, por jo vetëm kaq, nga situata e krijuar një studente e asaj klase përjeton sulm paniku dhe përfundon në spital.

Studentët e Fakultetit të Arteve në Tetovë i drejtohen emisionit Fiks Fare për të gjetur zgjidhje në problemin që ata i shqetëson. Me një letër ankesë që mbërrin në redaksi, studentët e Tetovës luten që të bëhet publike sjellja pedagoges së tyre Besiana Mehmeti e cila jep lëndën “Histori muzike” në Fakultetin e Arteve në Tetovë. Shpresa e vetme për ta mbetet media ndaj dhe kanë bërë thirrje për vëmendje ndaj këtij rasti.

Në letrën e tyre shprehet shqetësimi edhe për një studente e cila ka përfunduar në spital si pasojë e një sulmi paniku ardhur nga kërcënimet e pedagoges.

Gazetarët e Fiksit kontaktojnë me vetë studenten e dhunuar . Ajo rrëfen se nuk do që të rikujtojë situatën, pasi akoma nuk është mirë nga ana shëndetësore, por konfirmon se çdo gjë e thënë nga moshatarët e saj është e vërtetë. Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë? Fillimisht konflikti mes pedagoges dhe një studenti ka nisur për arsye banale ku më pas ka degraduar në dhunë psikologjike nga ana e pedagoges.

Studenti ka reaguar në rrjetin social Facebook me një të ikone qeshjeje në postimin që bëhej për ditëlindjen e bashkëshortit të pedagoges.Pas kësaj vijojnë mesazhet fyese të pedagoges ndaj studentit, ku thuhet se ka dozë të lartë injorance. Por si të mos mjaftonte kjo debati vijon edhe në klasë duke degraduar deri në kërcënime.

Pedagogia nxjerr studentin nga auditori, duke i thënë do ta kapte prej fyti. Madje e gjitha kjo është e regjistruar nga studentët dhe kur pedagogia vihet para faktit nga gazetarët e Fiksit ajo shprehet se përgjimet janë të paligjshme, por nuk komenton mbi to.

Gazetarët kontaktojnë me pedagogen, kjo e fundit thotë se përgjimet nuk janë të ligjshme dhe se me studentët do merret shteti. Ndërkohë kur gazetarët e pyesin për sjelljen e saj në auditor , pedagogia thotë “Mirupafshim, nuk kam asgjë për të thënë”. Gazetarët telefonojnë dekanin e fakultetit , Nafi Jashari, i cili thotë se është mbledhur Komisioni i Disiplinës dhe Këshilli i Fakultetit për rastin e pedagoges Besiana Mehmeti.

Në përfundim është vendosur dhe një pedagog tjetër për zhvillimin e të njëjtës lëndë në mënyrë që studentët të zgjedhin se më kë duan të bëjnë mësim.

Dekani thotë se aktualisht me pedagogun po marrin mësim 30 studentë, ndërsa me pedagogen Besiana Mehmeti vetëm 10 studentë. Në lidhje me pagesat që bën ky fakultet për dy pedagog që japin të njëjtën lëndë dhe pse duhet të jetë kështu , dekani anashkalon përgjigjen duke u shprehur se me pagesat dhe kontratat e pedagogëve me fakultetin nuk është ai personi që mund të jap përgjigje në lidhje me këtë pjesë./Topchanel/

“Do të kap prej fyti!”/ Pedagogia kërcënon studenten, e reja përfundon në spital nga ‘sulmi i panikut’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook