EMRI/ Nga Berati në Greqi më heroinë e kokainë, si e kishte fshehur 38-vjeçarja nga Fieri drogën, mbështjellë me çorape. Ra në sy pasi… (Detajet)

Screenshot 4

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tentativa e dështuar e të resë në Kavavijë, e cila tentoi të kalonte një sasi droge për në Greqi.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur se bëhet fjalë për 38-vjeçaren Elira Varfi, nga Fieri. Mësohet gjithashtu, se e reja e kishte fshehur sasinë e drogës në trup dhe e kishte mbështjellë nga jashtë me çorape. Policia ka dyshuar sepse gruaja lëvizte shpesh në drejtim të Athinës e më pas kanë vënë re lëvizje të dyshimta në pikën e kontrollit.

Kësisoj, autoritetet kanë vendosur të ushtrojnë kontroll në autobusin e linjës me të cilën po udhëtonte e reja dhe kanë gjetur sasinë e drogës, më konkretisht 4 kg e 160 gramë heroinë dhe 780 gramë kokainë.

Arena e Lajmit

EMRI/ Nga Berati në Greqi më heroinë e kokainë, si e kishte fshehur 38-vjeçarja nga Fieri drogën, mbështjellë me çorape. Ra në sy pasi… (Detajet)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook