Pritjet vlejnë si gola/ Titulli i Milanit kalon nga porta, Menja heroi i vërtetë

Duke shmangur dyshimet, Pioli mendoi ta kurorëzonte menjëherë pas ndeshjes me Fioren: “Menja ishte më i miri në fushë”. Megjithatë, asnjë keqkuptim. Sigurisht, Leao ishte njeriu i golit, lojtari që doli në vitrinë, por për portierin ka një plebishit nga tifozët në plot kuptimin e fjalës. Ishte ai “njeriu i ndeshjes”, sepse ka pritje që vlejnë sa një gol, por ndoshta edhe më shumë.

Menja

PËRQENDRIM – Të dielën “Majku Magjik” tregoi një tjetër pjesë të repertorit. Dhe mund ta krahasojmë me një gol, sepse ai refleks monstruoz në goditjen me kokë të Kabralit u ekspozuar kur ndeshja ishte ende 0-0. Në momentin e përpjekjes dhe presionit maksimal, do të kishte qenë një dush i ftohtë për kuqezinjtë.

Ky është kufiri që ndan një portier të mirë nga një kampion i madh: të jesh në gjendje të kryesh një ndërhyrje të ngjashme në një ndeshje që deri në atë çast kishte qenë e njëanshme. E thënë ndryshe, do të thotë të ruash përqendrimin maksimal edhe nëse ndeshja zhvillohet kryesisht në anën tjetër të fushës.

Ndërhyrja vendimtare e Menjasë këtë sezon ka mbërritur në disa raste, por sa herë që ndodh kjo ndihmon për të lartësuar kuqezinjtë. Tifozët (pothuajse) kanë reshtur së përmenduri Donarumën e gjorë, që ka mjaft probleme nën Kullën Eifel. Prej disa kohësh, Xhixho nuk është më primar në reflektimet e tifozëve të Milanit, të cilët kanë mësuar të shijojnë plotësisht bëmat e Majkut të tyre.

Menja2

KRAHASIMI – Majk që pret dhe cili pavarësisht se në Paris është protagonist i një stafete pa fund me Navasin), ka statistika vërtet të rëndësishme për sa u përket e pritjeve: 78.7 për Majkin në këtë kampionat kundrejt 71.2 nga Donaruma aktual dhe 70 nga Xhixho në kampionatin e kaluar me Milanin. Disa statistika nxjerrin në pah bëmat e portierit, i cili i ka dhënë 20 pikë skuadrës falë ndërhyrjeve të tij, por pa hyrë në detaje të vlen si gol.

Majk që i orienton shokët e tij drejt portës si një fantazist. Majk drejton mbrojtjen sikur ka qenë në ekip prej vitesh. Majk që flet italisht që nga dita e dytë në “Milanello”. Dhe nga ana tjetër, nëse vërtet u hedhim një sy shifrave të tij në krahasim me ato të Donarumës, ka një shpjegim praktik mbi arsyen se përse Xhixho u harrua shpejt.

Pa u ndalur te ndeshjet pa pësuar (15 kundrejt 4 të Donarumës, i ndonjë vlerësimi, nuk ka asnjë dyshim që drejtuesit e “Djallit” duhet ta falënderojnë shumë numrin e tyre 16. Inter, Napoli, Roma, Atalanta, por edhe Empoli, Sampdoria dhe Xhenoa: Majk është mjaft demokratik sepse ndalon ekipet e mëdha si dhe ato të vogla. Vlerësim mesatar? I treti i skuadrës kuqezi me notë mesatare 6.36. Ai vjen pas Tonalit (6.58) dhe Leaos (6.43).

Arena e Lajmit


Pritjet vlejnë si gola/ Titulli i Milanit kalon nga porta, Menja heroi i vërtetë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook