Supersfida Kukësi-Partizani hapi siparin e javës së 32-të të Kategorisë Superiore. Kryeqytetasit e drejtuar nga trajneri Mehmeti arritën të triumfonin me rezultatin 1-2 falë dopietës së Stenio Zhunior, ndërkohë për vendasit, golin e vetëm e shënoi Milunoviç.
Me këtë 3 pikësh, Partizani ka parakaluar Kukësi duke u ngjitur në kuotën e 49 pikëve, 3 më shumë se verilindorët dhe 4 më shumë se Vllaznia që ka një ndeshje më pak. Ja si ndryshon renditja provizore e Superiores pa ndeshjes së parë së javës së 32-të:
KALENDARI / JAVA 32
Të martën
Kukësi-Partizani 1-2
Të mërkurën
Egnatia-Laçi
Skënderbeu-Kastrioti
Tirana-Teuta
Të enjten
Dinamo-Vllaznia
![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)