“Siri edhe në shqip”, Rama flet për projektin inovativ: Realitet brenda 2 viteve, qytetarët do ndihmohen me zë për shërbimet online

Capture

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për projektin inovativ në fushën e teknologjisë, ku për shërbime online qytetarët do iu jepet sqarimi me zë në gjuhën shqipe.

Kreu i qeverisë theksoi se do të jetë njësoj si shërbimi ‘Siri’.

“Ne nuk do të ndalemi këtu në anën tonë. Sot po punojmë për një sistem të inteligjencës artificiale në dhënien e shërbimeve që do të rezultojë, dhe ambicia është që kjo të bëhet realitet brenda 2 viteve. Do të rezultojë si një shërbim siç është Siri, ku çdo qytetar do të ndihmohet me zë, deri sa të mbarojë punë. Është inovacion i madh, nuk është diçka që na tremb. Është një skuadër e nivelit më të lartë ajo e AKSH-it, e nivelit më të lartë. Pa AKSH-in s’do i kishim bërë këto përparime të mëdha.”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Siri edhe në shqip”, Rama flet për projektin inovativ: Realitet brenda 2 viteve, qytetarët do ndihmohen me zë për shërbimet online

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook