Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Francë, ku një tifoz që ka marrë pjesë në një ndeshje të kupës së të rinjve ndërmjet PSG-së dhe Club Athletic Lisieux Pays d’Auge, është dënuar me dy muaj burg, pasi është prezantuar si lojtar i klubit kryeqytetas.
Media “Ouest-France” ka raportuar se një 28-vjeçar është arrestuar nga policia, teksa është përpjekur ta shfaqë veten si futbollist profesionist. Vendimi për dënimin e të riut është dhënë nga gjykata penale e Lisieux (Calvados) më 28 prill, me një episod të çuditshëm që u mbyll nga autoritetet përkatëse.
Ngjarja ndodhi në dhjetor të vitit 2021. Pasi vendosi ta bënte atë udhëtim, i doli mundësia për të kaluar dy net në një hotel të Normandisë. Problemi ishte se personi nuk donte të paguante dhe filloi të krijonte një mashtrim të përgatitur.
28-vjeçari e informoi stafin se ishte një lojtar i PSG-së dhe se ata duhet të kontaktojnë agjentin e tij në mënyrë që të zgjidhet fatura.
Pasi u bë e qartë se kishte dhënë një numër të rremë dhe nuk ishte ai që thoshte se ishte, hoteli bëri menjëherë një ankesë për dëmshpërblim prej 227 euro e 40 centë.
Arena e Lajmit