Mançester siti do të udhëtojë për në Madrid për sfidën e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ku e pret Reali. Tekniku i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, ka folur përpara këtij takimi në konferencën për shty, i cili kërkon të arrijë finalen e dytë radhazi me ekipin e tij.
Uollker? – Ai është stërvitur dhe ne do të vendosim nesër. Jam i lumtur që është kthyer.
Krahu i djathtë i mbrojtjes? – Zhoao Kanselo nuk është jashtë, ai po bën një punë të mirë. Për Kajlin do të shohim se si do të zgjohet nesër.
Zëvendësimet e së shtunës? – Ne luajmë për të fituar Premier Ligën. Ne luajmë çdo tre ditë, unë nuk i lë pushim lojtarët. Unë vendos për këtë zgjedhje.
Komentet e Modriç? – Të gjithë mendojnë se kur janë në formën e tyre më të mirë, ata mund ta mundin kundërshtarin. Kjo është normale.
Lojë e hapur? – Në këto ndeshje duhen më shumë momente kontrolli. I gjithë 90 minutëshi nuk do të jetë i njëjtë.
Siti i barabartë me Realin? – Dy ekipe të mira, që i pamë në javën e kaluar. Ata janë kampionët e Spanjës dhe ne përpiqemi të jemi kampion në Angli. E thashë dhe javën e kaluar, jemi në gjysmëfinale për të arritur finalen e dytë radhazi.
Xhon Stons? – Jo, nuk është gati.
I njëjti ekip? – Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Zgjedhja që do të bëjë është për të arritur fitoren. Ka gjëra që duhet t’i rregullojmë.
Keni folur me Çavin? – Ne kemi një lidhje, por ai ka lojtarë që unë nuk i kam dhe unë kam lojtarë që ai nuk i ka.
Fjalët e Ançelotit? – E përgëzojë atë që fitoi kampionatin spanjoll. Unë e kam bërë dhe ai e bëri fundjavën e kaluar. Unë e admirojë atë. Ai ka qenë në gjithë botën, në shtete të mëdha të futbollit dhe në skuadra fantastike. Gjithnjë i mahnitshëm. E kam takuar kohë më parë dhe gjithmonë me qetësinë e tij, ai i kontrollon emocionet në mënyrë perfektë.
Të luani më mirë se në ndeshjen e parë? – Ndoshta. Duhet të jemi më mirë, por mund të luajmë dhe shumë më keq seç luajtëm dhe mund të fitojmë. Askush se di. Disa herë arrin atë që nuk e meriton, disa herë e arrin. Ne duhet të bëjmë një performancë shumë të mirë në këtë sfidë dhe ta fitojmë atë.
Si ndihet skuadra? – Shpresoj që të japim versionin tonë më të mirë.
Arena e Lajmit