Ylli i sfidës për Partizanin në sfidën me Kukësin, Stenio Zhunior, dha opinionin e tij për këtë sfidë dhe nuk e fshehu gëzimin në një intervistë për “Super Sport”.
I lumtur për fitoren? – Jam i lumtur për golat dhe fitoren, sidomos në këtë periudhë që ndodhet kampionati. Ne duhet të vazhdojmë kështu. Tani kemi derbin me Tiranën.
Shansi për golin e tretë? – E kisha shansin për të bërë një tre-golësh dhe doja ta bëja në mënyrën më të bukur. Më e rëndësishme është fitorja dhe tre pikët. Do të kisha dashur ta shënoja.
Arena e Lajmit