VIDEO/ I dehur në timon, 59-vjeçari kërkon të shpëtojë dhe i jep policëve 5 mijë lekë, por i vihen prangat

Untitled

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, arrestohet shoferi.

Gjatë shërbimit, punonjësit e Policisë Rrugore, në rrugën automobilistike, pranë rrethrrotullimit të ish-kombinatit, kanë ndaluar për kontroll një mjet tip “Opel, me drejtues shtetasin B. V. Pasi testimit me aparatin Drager, ky shtetas ka rezultuar në gjendje të dehur, në masën 1.12 mg/l.

Për t’iu shmangur procedurave të mëtejshme ligjore, drejtuesi i mjetit ka tentuar t’i korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, duke iu ofruar një kartëmonedhë 5000 lekëshe.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi B. V., 59 vjeç u arrestua në flagrancë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

VIDEO/ I dehur në timon, 59-vjeçari kërkon të shpëtojë dhe i jep policëve 5 mijë lekë, por i vihen prangat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook