Denzel Dumfris është zbulimi i Interit për këtë sezon. Anësori holandez ka qenë vendimtar për Interin në disa ndeshje ku përveç asisteve ka arritur të shënojë me mjaft cilësi.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, Interi kërkon ta mbyllë merkaton verore me +60 milionë euro dhe të reduktojë pagat deri në 15%.
I sakrifikuari është pikërisht 26-vjeçari, i cili mesa duket do të ketë të njëjtin fat si paraardhësi i tij në atë rol, Ashraf Hakimi, nga ku u largua në drejtim të Parisit.
Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën zikaltër në Serinë A, Dumfris është aktivizuar gjithsej në 30 ndeshje nga ku ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar dhe 4 asiste.
– Arena e Lajmit