Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Kallm në Fier.
Sipas policisë 33-vjeçari A.Ç duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar shtetasin Q. H., 65 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Sakaq 65-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Fier-Informacion paraprak
Sot rreth orës 09:20, në fshatin Kallm, shtetasi A. Ç., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” ka aksidentuar shtetasin Q. H., 65 vjeç, banues në Kallm, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
65-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.