Analiza e Kategorisë së Parë/ Gola me shumicë, shpërthejnë akuzat 90 minuta para fundit! Ja formacioni më i mirë dhe më i dobët

Shpërthejnë golat në javën e parafundit. Skuadrat që edhe kanë vuajtur gjithë sezonin për të gjetur rrjetën, nuk janë kursyer aspak në metrat e fundit të kampionatit. Gara për t’i shpëtuar rënies dhe ajo për “Këpucën e Artë” prodhoi 27 gola. Deri këtu nuk ka ndonjë gjë të çuditshme, por ajo që tërheq vëmendjen vjen nga “pokerat”, tripletat dhe dopietat personale të sulmuesve.

kategoria-e-pare-1

Tashmë kanë mbetur shumë pak dilema për t’u zgjidhur. Bylisi zyrtarisht u shpall kampion, Erzeni preu “biletën” e dytë për në elitë dhe Butrinti zyrtarisht ra në Kategorinë e Dytë. Verdiktet u shoqëruan me akuza, dhe sidomos nga pala sarandjote, që dyshon për komplot ndaj tyre. 90 minutat e fundit kanë vlerë tashmë për vendin e 6-të që shkon në fazën “play off” dhe dy vendet që do të luajnë në “play out”… Erzeni prek elitën pas 19 vitesh mungesë.

Fitorja 1-4 përballë Vorës solli festën e madhe. “Shou” i Mehmetit me tre gola dhe një rrjetë e të zakonshmit Raboshta ngjitën matematikisht shijakasit në Kategorinë Superiore. Shumë diskutim hapi ndeshja në “Adush Muça”. Bylisit i duhej vetëm një pikë për të fituar titullin, por i mori që të tria.

Mundi 4-3 Butrintin, që kthehet andej nga erdhi. Edhe pse Buxhelaj dhe dopio-Onuh dhanë shpresë për një barazim, vendimtar u bë “pokeri” personal i Qardakut. Në fund nuk u kursye trajneri Adriatik Faslliu, që deklaronte: “Na rrëzuan dallaveraxhinjtë. Ne nuk harrojmë, do t’ua kthejmë reston…”.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Panorama Sport (@panoramasport.official)

Dhe në fakt këtë fundjavë ata presin pikërisht Turbinën në “Andon Lapa”, ekip që shpreson të shmangë ndeshjet shtesë. Cërrikasit mundën Tomorin me të njëjtin rezultat si ai i Ballshit. Pas 50 minutave shterpësi, në “Nexhip Trungu” u bënë plot 7 gola. Tripleta e Hasajt dhe rrjeta e Veriut i dhanë trepikëshin që evitoi rënien direkte, ndërsa beratasit iu gëzuan tre golave të Oshafit. E megjithatë, futën veten në siklet.

Me Burrelin vetëm 2 pikë më pak, zona “play off” është në rrezik. Ia doli edhe Pogradeci me Tërbunin. Mjaftoi ajo rrjetë e Brahjes dhe liqenorët morën fitoren që deshën dhe i la përfundimisht jashtë zonës së kuqe, ndërsa pukjanët mbetën të 5-ët në tabelë. Besa komplikon gjithçka me atë humbje në Lezhë. Besëlidhja e mposhti me shifrat 2-1 dhe tani kavajasit diskutojnë qëndrimin në kategori. Korabi u tregua cinik përballë Maliqit.

formacioni me i dobet

Një perlë e Sokol Mziut dha fitoren dhe blindimin e vendit të tretë, që e mbajnë prej javësh të tëra. Edhe Burreli u kursye me skuadrën tjetër që ka rënë nga kategoria, Shkumbinin. U desh dygolëshi i Kryemadhit për të mbajtur gjallë shpresat për të parakaluar Tomorin. Një hap të madh drejt qëndrimit në kategori e hodhi Lushnja, që likuidoi në “Roza Haxhiu” Apoloninë. Ishte Canka që bëri heroin dhe i konfirmoi verdhejeshilët të pakalueshëm në shtëpi.

Arena e Lajmit


Analiza e Kategorisë së Parë/ Gola me shumicë, shpërthejnë akuzat 90 minuta para fundit! Ja formacioni më i mirë dhe më i dobët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook