![aurel-zarka-770x433-1 Aurel Zarka](https://www.arenaelajmit.com/wp-content/uploads/2022/05/aurel-zarka-770x433-1.jpg)
I emëruar më 9 maj të 2022 Aurel Zarka ka marrë zyrtarisht detyrën e prokurorit të rrethit gjyqësor Vlorë. Prezantimi është bërë nga nën kryetari i KLP Tartar Bazaj. Lidhur me mungesën e prokurorëve në sistemin gjyqësor Bazaj tha se mungesa e theksuar evidentohet kryesisht në prokuroritë e rretheve.
“I tërë sistemi i drejtësisë ka mungesa të theksuara sidomos prokuroritë e rretheve janë shumë të ngarkuara. Në këto kushte do e zbusim pak me magjistratët e rinj që do të emërohen në korrik, presim që ata të amortizojnë problematikën, por gjithsesi nuk është se zgjidhet kjo çështje”, tha Bazaj.
“Komisioni i kualifikimit nuk ka lidhje me Këshillin e Lartë të Prokurorisë është institucion më vete i cili merret me verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por gjithsesi përderisa ligjvënësi e ka shtyrë me dy vjet mandatin, do të thotë që ka krijuar problematika, pasi nuk është aspak e lehtë për të verifikuar secilin magjistrat”, tha më tek kreu i KLP.
Lidhur me mungesën e prokurorëve në Vlorë ka folur edhe prokurori Aurel Zarka.
“Duke pasur parasysh që ka një mungesë të theksuar prokurorësh, jemi më pak se gjysma, i bie që një prokuror bën punën dyfish. Me ndihmën dhe të institucioneve dhe mirëkuptimin e qytetarëve mendojmë ta përballojmë derisa të plotësohet trupa”, tha Zarka.