EMRI/ Sekuestrohen mbi 100 mijë euro, procedohet 47-vjeçari nga Roskoveci. Ja ku iu gjetën paratë

Cf35ee5b 3f4d 452a A47f 7ebebb4b8639

Policia e Lushnjes pas një kontrolli në mjetin dhe banesën e 47-vjeçarit Ilir Ruko, ka sekuestruar mbi 100 mijë euro, të cilat dyshohet se janë përfituara nga aktivitete të kundërligjshme.

“Sekuestrohen 108.600 euro, të dyshuara të përfituara nga aktivitete të kundërligjshme, një armë gjahu dhe municion luftarak. Procedohet penalisht poseduesi i tyre, për veprat penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë””, njofton policia.

Njoftimi i plotë: 

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Roskovec, operacioni policor i koduar “Strumi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të pastrimit të parave.

Sekuestrohen 108.600 euro, të dyshuara të përfituara nga aktivitete të kundërligjshme, një armë gjahu dhe municion luftarak.

Procedohet penalisht poseduesi i tyre, për veprat penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. R., 47 vjeç, banues në Strum, Roskovec, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonte dhe gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 108.600 euro, për të cilat 47-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. R. janë gjetur një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe shumën e parave.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

EMRI/ Sekuestrohen mbi 100 mijë euro, procedohet 47-vjeçari nga Roskoveci. Ja ku iu gjetën paratë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook