Milani dhe Interi “falënderojnë” UEFA-n, fitojnë 1 milionë euro më shumë se i përjashtoi Zenitin

Milani dhe Interi kanë përfituar një shumë jo edhe aq modeste nga vendimi i fundit i UEFA-s që ka përjashtuar klubet ruse nga aktivitetet ndërkombëtare për sezonin e ardhshëm. Gjithçka ka lidhje me Zenitin dhe me pozicionin në renditjen historike të UEFA-s, nga e cila përllogariten të ardhurat e të drejtës TV për klubet pjesëmarrëse në Ligën e Kampioneve.

inter milan

Zenit mban vendin e 24 në renditjen e UEFA-s që merr parasysh 10 vitet e fundit, kundrejt vendit të 26 të zikaltërve dhe atij të 27 të kuqezinjve. Në bazë të përllogaritjeve të bëra nga “Calcio e Finanza”, largimi i rusëve, bën që të dy klubet italiane të ngjitin nga një shkallë më lart në hierarkinë e kësaj renditje e si rrjedhoje edhe përfitimet financiare.

Sipas përllogaritjeve, që në start Interi do të përfitonte 13,6 milionë euro, ndërsa Milani pak më shumë se 12,5 milionë euro. Kjo shifër është rreth 1 milionë euro më e lartë për secilin klub se sa ajo që do të përfitonte  me Zenitin e pranishëm në këtë kompeticion.

Arena e Lajmit


Milani dhe Interi “falënderojnë” UEFA-n, fitojnë 1 milionë euro më shumë se i përjashtoi Zenitin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook