“Na pret një punë intensive, të riorganizohemi”, mbahet Asambleja Kombëtare e PS, Gjiknuri: Garën nuk e kemi me të tjerët, por me veten

Asambleja

Zhvillohet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ku në fokus janë vendimet të Kongresit. Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri deklaroi se na pret një punë intensive për riorganizimin.

“Proces riorganizimi në Partinë Socialiste. Do përcaktojmë axhendën deri në zgjedhjet vendore. Kongresi i PS, shumë i suksesshëm dhe inovativ. Reforma i shërben rifreskimit dhe organizimit. Qenia gjatë në pushtet ka risqe, duhet riorganizimi. Garën nuk e kemi me të tjerët, por me veten”, deklaroi Gjiknuri

Në Asamble pritet të ratifikohen disa nga ndryshimet statutore, e po ashtu do të miratohet ndërprerja e mandatit të kryetarëve aktual të degëve të PS në 61 bashkitë e vendit dhe do të vijohet me procesin e ri.

 

“Na pret një punë intensive, të riorganizohemi”, mbahet Asambleja Kombëtare e PS, Gjiknuri: Garën nuk e kemi me të tjerët, por me veten

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook