Ndarja nga jeta e ambasadorit Hajdar Muneka, Presidenti Meta mesazh ngushëllimi familjes së diplomatit: Model i spikatur i zyrtarit korrekt dhe të përkushtuar

38284338 1080607602115330 1478374751700254720 N 600x375

Presidenti Ilir Meta ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të ambasadorit Hajdar Muneka.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kreu u shtetit i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe miqve të të ndjerit.

“Me keqardhje mësova lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Ambasador Hajdar Muneka, me përvojë të gjatë dhe kontribut të çmuar në historikun e diplomacisë shqiptare.
Ambasador Muneka ka qenë për shumë vite pjesë e trupit diplomatik shqiptar duke shërbyer me dinjitet dhe profesionalizëm, model i spikatur i zyrtarit korrekt dhe të përkushtuar.
U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, trupit tonë diplomatik, bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij të shumtë.
U prehtë në paqe!”, ka shruar presidenti.
Arena e Lajmit

Ndarja nga jeta e ambasadorit Hajdar Muneka, Presidenti Meta mesazh ngushëllimi familjes së diplomatit: Model i spikatur i zyrtarit korrekt dhe të përkushtuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook