“Shqipëria vatër korrupsioni dhe droge”/ Deputeti demokrat: Askush nuk e kapërdin më propagandën boshe të Ramës

Sula

Deputeti i PD Dashnor Sula në një reagim në Facebook ka kritikuar qeverinë Rama, duke u shprehur se nuk ka bërë asgjë tjetër veçse një propagandë boshë në luftën kundër korrupsionit.

Sula shprehet se vendi është kthyer në një vatër korrupsioni dhe droge.

Reagimi:

Shqipëria vatër korrupsioni dhe droge!

Nuk e di edhe sa do të durojë më ky popull me një shtet të dalë jasht shinave të ligjshmërisë. Pas institucioneve ndërkombëtare edhe INSTAT e vlerëson Shqipërinë si vatër të korrupsionit dhe drogës.

Sipas raportit të fundit, në vitin 2021, janë evidentuar gjithsej 35.175 vepra penale, 7,5 % më shumë, krahasuar me vitin 2020. Në raport me popullsinë në vitin 2021, janë evidentuar 125,1 vepra penale për 10 mijë banorë, nga 115,4 që ishin në vitin 2020.

Veprat penale Dhunë në familje, Krime në fushën e drogës, Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, Vrasje me dashje, Mashtrime dhe Vjedhje duke shpërdoruar detyrën janë rritur, krahasuar me vitin e

kaluar, ndërsa pjesa tjetër e veprave penale ka pësuar rënie.

-Alarm i kuq për veprat penale në fushën e korrupsionit dhe drogës. Sipas INSTAT, gjatë vitit 2021 veprat penale për korrupsion u rritën me 45% në krahasim me një vit më parë ndërsa veprat penale në fushën e drogës u rritën me 47%. Treguesit janë të qartë se në Shqipëri kanë mbetur administrata e korruptuar dhe trafikantët. Ata që përballojnë jetën në mënyrë të ndershme po përjetojnë vështirësi ekonomike dhe për shkak të kësaj ka edhe një rritje të dhunës në familje.

Propagandën boshe me luftën anti korrupsion dhe në sundimin e ligjit Edi Ramës nuk ja kapërdin më njeri.

Shqiptarët e kanë kuptuar se vepron gjithmonë kundër atyre që thotë vet!

279755752 394942219306496 3502588125852578687 N

“Shqipëria vatër korrupsioni dhe droge”/ Deputeti demokrat: Askush nuk e kapërdin më propagandën boshe të Ramës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook