Dua Lipa nuk kishte si mos të ishte më se e lumtur pasi pa tifozët e futbollit të Liverpool-it duke festuar nën hitin e saj ‘One’ Kiss pas triumfit të skuadrës në FA Cup kundër Chelsea të shtunën.
Euforia shpërtheu në stadiumin Wembley pas gjuajtjes së penalltive të Liverpool-it, gjë që bëri që tifozët të kërcenin nën ritmet e këngës së saj.
Duke shpërndarë një video në Instagram të turmës teksa festonin nën tymin e kuq, Dua, shkroi me shkronja të mëdha: ‘SKENA ABSOLUTE!!!!!’
Tifozët e Liverpool-it fillimisht shprehën dashurinë e tyre për Duan gjatë performancës së saj para finales së Ligës së Kampionëve 2019 në Kiev, ku ajo performoi të njëjtën këngë.
Shpesh luhet në ndeshjet e Liverpool-it, veçanërisht pas fitoreve të mëdha për klubin.
Kjo vjen pasi Dua ndau me ndjekësit një paraqitje të shkurtër të kohës së saj ‘joproduktive’ gjatë një pushimi të fundit nga turneu i saj Future Nostalgia.
Ylli i muzikës ka festuar me miqtë në Berlin.
Krijuesja e hitit ‘Physical’, dukej mahnitëse me paraqitjen e saj teksa shijonte darkën me stilistin Marc Gohering.