Julianne Moore ka mahnitur përsëri me pamjen e saj elegante ndërsa mbërrinti në aeroportin e Nice në përgatitje për Festivalin e Filmit në Kanë.
Aktorja 61 vjeçare, u shfaq e veshur e tëra në të zezë; xhaketë dhe pantallona teksa u fotografua në Francë.
Ylli i Still Alice duket se zgjodhi rehatinë atë ditë, pasi të gjithë veshjen e kombinoi me një palë atlete të bardha, të cilat duken mjaft komode.
Ikona e Hollivudit ishte e gjitha e buzëqeshur teksa mbante një palë syze dielli dhe kalonte nëpër portën e mbërritjeve duke firmosur autografe për fansat.
Julianne luan një rol kryesor në debutimin regjisorial të Jesse Eisenberg në filmin e tij “When You Finish Saving The World.”
Aktori Finn Wolfhard gjithashtu luan një rol kryesor në filmin që do të jetë premierë më 18 maj.