Sulmuesi 17-vjeçar i skuadrës së Bllekpul, Xhek Daniels ka folur për herë të parë në lidhje me orientimin e tij seksual, duke u bërë kështu futbollistii parë profesionist në Mbretërinë e Bashkuar që ka dalë publikisht si homoseksual. I riu ka treguar historinë e tij, dhe thotë se tani nuk ndihet në stres pasi nuk jeton më një gënjeshtër.
“Tani është koha e duhur për ta bërë atë. Ndihem sikur jam gati t’u tregoj njerëzve historinë time. Unë dua që njerëzit të njohin mua të vërtetë. Kam kohë që mendoj se si dua ta bëj, kur dua ta bëj. E di që tani është koha. Unë jam gati të jem vetvetja, të jem i lirë dhe të jem i sigurt me të gjitha.
Kam pasur të dashura në të kaluarën, për t’i bërë të gjithë bashkëshortët e mia të mendojnë se isha “straight”, por ishte thjesht një mbulim. Madje në shkollë njerëzit më pyesnin: “A je i sigurt që nuk je gay?”. Dhe unë do të përgjigjesha, “jo, nuk jam”.
Fillimisht i thashë mamasë sime dhe motrës sime, me të cilët jetoj. Më pas ia treguam gjithë familjes sime dhe në këtë moment isha shumë i frikësuar sepse nuk e dija se si mund të reagonte brezi i vjetër.
Dhe ekipi i Bllekpul ka qenë gjithashtu absolutisht i mahnitshëm. Jam ndjerë i sigurt. Shokët e mi të skuadrës kanë qenë të gjithë mbështetës për këtë. Ata kanë bërë shumë pyetje, të gjithë kanë qenë të intriguar dhe reagimi i tyre ka qenë brilant. Është gjëja më e mirë që mund të kisha kërkuar. Kapiteni i klubit më kishte thënë: “Jam shumë krenar për ty.
Ka qenë një vit mjaft i çmendur. Unë jam 17-vjeç. Kam nënshkruar një kontratë profesionale. Kam shënuar 30 gola këtë sezon dhe sapo kam debutuar me ekipin e parë në kampionat”, përfundoi 18-vjeçari.