I dënuari në burgun e Drenovës tenton vetëvrasjen duke pirë ilaçe, pas mjekimit në spital kthehet në qeli, por kontrolli zbulon…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot me një të burgosur për vjedhje i cili vuan dënimin në IEVP Drenovë.

Ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës pasi kishte tentuar vetëvrasjen duke konsumuar disa barna mjekësore. Pas mjekimit në spital i dënuari me inicialet A.H. është kthyer në qeli, por me një bisturi të vjedhur nga dhoma e mjekut të cilën gjatë kontrollit të ushtruar e kanë gjetur të fshehur mes rrobave të tij.

Me sa duket bëhet fjalë për një skenar të mirëmenduar nga i dënuari, duke inskenuar vetëvrasja për të vjedhur më pas mjetin kirurgjik me një qëllim të fshehur.

Kujtojmë se 4 ditë më parë një 21-vjeçar u arratis nga Gjykata e Korçës. Kristian Medolli akuzohej për vjedhjen e një banese në fshatin Qatrom. Ai u kap pas rreth 1 ore arrati, teksa filloi hetimi për 4 punonjës të Komisariatit të Policisë Korçë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

I dënuari në burgun e Drenovës tenton vetëvrasjen duke pirë ilaçe, pas mjekimit në spital kthehet në qeli, por kontrolli zbulon…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook