Surprizë! Kim Kardashian do të jetë një nga modelet e kopertinave të “Sports Illustrated Swim” këtë vit.
Në numrin ikonë të revistës do të shfaqen edhe këngëtarja e njohur Ciara, Maye Musk dhe Yumi Nu.
Ylli i “The Kardashians” do të ketë gjithashtu vendin e saj në kopertinën prestigjoze. Bashkë me paraqitjen e saj Kim i shkroi një letër “vetes së saj të re”. Kjo letër është pjesë e kopertinës.
“Është e lehtë të thuash thjesht injoroi kritikat, por një gjë tjetër që do të mësosh është se ato të ngelin në mendje dhe nuk është më në dorën tënde,” shkruan ajo në numër. “Ka të bëjë me familjen. Ka të bëjë me ndihmën e njerëzve të tjerë. Për vite me radhë ju do ta vendosni veten përballë tyre… Por kur të vendosni të bëheni një person më privat dhe do të kuptoni se mënyra për të treguar historinë tuaj atje – të vërtetën – nuk bëhet duke thjesh duke marrë pjesë, por duke e bërë vetë.”
Ju kujtojmë që disa ditë më parë Kim Kardashian shprehu përsëri publikisht dashurinë për të dashurin e saj 13 vite më të ri, Pete Davidson.
“Është vërtet qenia më e ëmbël dhe më e këndshme njerëzore në planet,” u shpreh ylli i reality-showt në episodin e fundit të “The Kardashians” të Hulu.
Kardashian dhe Davidson u panë për herë të parë së bashku në tetor 2021 disa javë pas paraqitjes së saj “SNL”, ku të dy ndanë një puthje gjatë një prej skeçeve që realizuan së bashku. Page Six konfirmoi ekskluzivisht në nëntor se Kardashian dhe Davidson, ishin zyrtarisht në lidhje.
Çifti bëri debutimin e tyre në premierën e “The Kardashians” në prill, por nuk kaluan në tapetin e tyre të kuq së bashku deri më 30 prill në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Dy ditë më vonë, ata ishin në qendër të vëmendjes në Met Gala, ku Kardashian veshi fustanin ikonik të Marilyn Monroe dhe Davidson një kostum Dior Men.