Majoneza – Produkti më i Mirë për Flokët, si ta Përdorni

Përkujdesja ndaj flokut është e rëndësishme, sidomos në ditët e nxehta të verës.

Ajo nis duke zgjedhur shampon, zbutësin, serumin e maskën e duhur.

Kjo e fundit nuk ka përse të jetë një produkt i shtrenjtë sepse shumë artikuj të kuzhinës ofrojnë jo vetëm mbrojtje të flokut por edhe ushqim.

Një prej këtyre produkteve është majoneza.

Majoneza përmban të verdhën e vezës, uthull ose limon dhe vajra të cilat e ushqejnë dhe zbusin flokun.

Amino acidet tek majoneza ushqejnë, mbrojnë dhe zbusin edhe skalpin edhe majat.

Me përdorimin e shpeshtë, majoneza ka tendencën të zbusë dhe të drejtojë edhe flokun me onde ose kaçurrela.

Këtë të fundit e ndihmon dhe e përkufizon më mirë duke i dhënë paraqitjen e një floku të rregullt dhe të mirëmbajtur.

Majoneza është e rekomandueshme edhe për flokun e lyer sepse jo vetëm e mbron atë por pengon shkarkimin e ngjyrës së përdorur.

Majoneza këshillohet edhe kundër zbokthit sepse aciditeti i uthullës rual nivelin e pehashit në skalpin e kokës dhe prodhimin e yndyrës që nxit shfaqjen e zbokthit.

Për një trajtim të shpejtë të flokut ekspertët rekomandojnë lyerjen e flokut me një filxhan çaji majonezë.

Floku duhet të jetë i lagur. Majonezën mund ta aplikoni duke nisur nga skalpi e deri në maja.

Masazhojeni kokën nga rrënjët në drejtim të majave dhe mbajeni maskën për 20 minuta.

Sipas dëshirës, kokën mund ta mbështillni me një peshqir të lagur në ujë të nxehtë.

Nxehtësia do të ndihmojë në përthithjen e ushqyesve.

Më pas lajeni flokun me një shampo të butë ushqyese që nuk ka tendencën ta përthajë atë.

Maska e majonezës duhet bërë një herë në javë.

Majonezën mund ta përzieni me  mjaltë për një maskë më gjithëpërfshirëse.

Mjafton të përzieni gjysëm filxhan çaji me majonezë me dy lugë gjelle me mjaltë dhe një lugë gjelle me uthull molle.

Maskën duhet ta aplikoni që nga rrënjët e deri në maja dhe ta mbani për 45 minuta.

Floku më pas duhet larë me një shampo pa sulfat.

Majoneza – Produkti më i Mirë për Flokët, si ta Përdorni

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook