Milanistët gati për të “pushtuar” Veronën/ Stadiumi “Bentegodi”, kuqezi për sfidën e rëndësishme për titullin

Milani është gati për të “pushtuar” Veronën!

CURVA SUD

Në sfidën ndaj këtyre të fundit, të dielën në mbrëmje, në orën 20:45, do të jenë më shumë se 16 mijë tifozë milanistë në shkallët e stadiumit “Marc’Antonio Bentegodi”, në sfidën deçizive që mund të vendosë fatin për titullin kampion të Serisë A.

Sipas mediave italiane nga 31 mijë spektatorë në total, 16 mijë janë të Milanit për këtë ndeshje vendimtare ku kuqezinjtë shpresojnë në një hap fals të Interit të premten pasdite ndaj Empolit në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Biletat e sektorit të Milanit janë shitur në një kohë rekord prej tre orësh, një gjest që tifozët milanistë mezi po presin një fitore me aromë titulli.

– Arena e Lajmit


Milanistët gati për të “pushtuar” Veronën/ Stadiumi “Bentegodi”, kuqezi për sfidën e rëndësishme për titullin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook