Nga Amerika e Jugut Holandë dhe Spanjë/ Goditet grupi i trafikut të kokainës, banda lidhje me eksponentë të krimit të organizuar shqiptar

Pol4 Kf6d U33401605292933wkb 656x492@corriere Web Milano

Një grup trafikantësh është goditur nga policia italiane. Mediat e huaja raportojnë se nga ky operacion ka arrestime dhe gjithashtu po zhvillohen edhe kërkime në Holandë, Spanjë dhe Lituani.

Grup i drogës operonte nga Amerika e Jugut, Holanda e Spanja, ndërsa është goditur në Itali.

Ky grup paratë e fituara i ricikilonin në blerje veprash arti në një galeri në Amsterdam.

Pas tre vite hetimesh, autoritetet italiane në koordinimin e Eurojust, mbyllën fazën investigative të një megaoperacioni që zbardhi një trafik ndërkombëtar droge shtirë në disa vende e me përfshirjen dhe të krimit të organizuar shqiptar.

Megaoperacioni ndërkombëtar është ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm duke shkatërruar një organizatë kriminale me aktivitet në trafikun ndërkombëtar të sasive të mëdha lëndësh narkotike e në lidhje të forta bashkëpunimi me trafikantë amerikano jugor, e eksponentë kriminal të nivelit të lartë në disa vende.

Me urdhër të Prokurorisë së Milanos janë ekzekutuar urdhër ndalimin ndaj 31 personave, kontrolli i 50 banesave si dhe sekuestrimi i një galerie arti modern në Amsterdam, ku ky grup kriminal riciklonte paratë e fituara nga narkotrafikut përmes blerjes së veprave të artit si dhe lëshimit të faturave false.

Hetimet e operacionit kanë nisur në shtator të vitit 2019 pas identifikimit të një celule lokale trafikantësh milanezë që i atribuohej dy sipërmarrësve në sektorin e hotelerisë e nga e cila u zbulua emri i një brokeri të rëndësishëm droge në nivel ndërkombëtar e në lidhje të drejtpërdrejta referuese me krimin e organizuar shqiptar, pugliez e atij të pozicionuar në rajonin Campagna.

Arena e Lajmit

Nga Amerika e Jugut Holandë dhe Spanjë/ Goditet grupi i trafikut të kokainës, banda lidhje me eksponentë të krimit të organizuar shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook