Përplasi me makinë çiftin dhe foshnjën te vijat e bardha, arrest me burg për Ajas Sulejmanin

Aksidenti Cifti Rruga E Kavahes Femije Karroc G Klas 433x300 1

Ajas Sulejmani, autori i aksidentit të frikshëm te Rruga e Kavajës do të qëndrojë në qelinë e burgut.

Ky ishte vendimi që mori sot Gjykata e Tiranës, e cila caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për drejtuesin e mjetit luksoz që mori para çiftin e bashkëshortëve Arjan dhe Vilma Konomi dhe foshnjën e tyre 3-muajshe, teksa ecnin te vijat e bardha.

PRETENDIMET E SULEJMANIT
Sulejmani pretendoi se nuk i kanë funksionuar frenat në momentin që semafori kaloi në të kuqe. Ai po ashtu ka deklaruar se ka qenë duke ecur me shpejtësi 40 km/orë.

Ndërkohë, ka thënë se pas ngjarjes është larguar pasi kishte në makinë vajzën e tij të vogël, dhe e ka dërguar atë në spital, ndërsa theksoi se ishte i traumatizuar.

Ndaj Sulejmanit rëndojnë akuzat për shkelje të rregullave të qarkullimit, drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe largim nga vendi i aksidentit.

Përplasi me makinë çiftin dhe foshnjën te vijat e bardha, arrest me burg për Ajas Sulejmanin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook