Policia e Kavajës ka vënë sot në pranga një 62 vjeçar.
Shtetasi Naim Subashi, rreth orës 01:50, ka aksidentuar një 45 vjeçar, i cili ende nuk është identifikuar.
Si pasojë e aksidentit, 45 vjeçari ka humbur jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. S., 62 vjeç, pasi ditën e sotme, në orën 01:50, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas rreth 45 vjeç, ende të paidentifikuar”, njoftoi policia.
Arena e Lajmit