Deputeti Agron Gjekmarkaj ka reaguar sërish lidhur me procesin e zgjedhjes për presidentin e ri.
Ai shprehet se nëse opozita do pyetej prej vërteti për emrin e Presidentit të Republikës sigurisht që kjo është një përgjegjësi e madhe që do duhej farkëtuar në një proces politik
Reagimi i plotë
Nëse opozita do pyetej prej s’vërteti për emrin e Presidentit të Republikës sigurisht që kjo është një përgjegjësi e madhe që do duhej farkëtuar në një proces politik. Në fakt në një vend normal Opozita duhet pyetur. Më shume do duhej pyetur në një vend ku pushtetet sot i ka një njeri i vetëm.
Opozita bën politike dhe nuk mund ti kërkoje zgjedhjet jashtë politikës. Nuk mund të bjerë pre e sentimentalizmit populist. Duhet një president politik që të përmbushë të gjitha cilësitë që Kryetari i Republikës duhet të ketë. E djathta shqiptare ka gra dhe burra të tillë. PD e ka tagrin për të qenë pjese e procesit . Ajo nuk mund ë bëje lojën e cila qysh tani ka parasysh persona konkret të cilët rrezikojnë të keqpërdoren. Kriteret një koncept ky pak komik dhe hileqar nuk mund të jenë të dirigjuara nga një person i cili pretendon të fitojë me kulisa atë që ka humbur në fushëbeteje! Kjo e kritereve sa marrëzi ngjan edhe perversitet për të fshehur qëllime dhe emra. Nuk kam ndërmend të propozoj asnjë kriter në grupin tim. Kryeministri i ka numrat dhe në fund mund ta zgjedhe i vetëm. Në këtë histori ai do të donte të fitonte edhe betejën e imazhit me shpenzimet e Opozitës. Kjo e fundit duhet të marrë përgjegjësi duke e llogaritur këtë fakt , të dalë me emra dinjitozë , me dakortësinë e tyre duke mbajtur parasysh që edhe nuk mund të mos merren në konsideratë nga qeveria.