Mbretëresha Elizabeth u paraqit surprizë në metronë e Londrës gjtë ditës së sotme. Madje ajo bleu biletën e parë për hekurudhën e ndërtuar në nder të saj.
Djali i Mbretëreshës, Princi Eduard kishte planifikuar ta inaguronte ai vetë, por Mbretëresha në moment të fundit kishte vendosur të bënte një paraqitje të paparalajmëruar!
Udhëtarët u befasuan kur panë Mbretëreshën Elizabeth në stacion të metrosë në Londër.
Monarkja edhe për këtë dalje ishte e kuruar si gjithmonë. Ajo dukej rrezatuese teksa mbante veshur një nga kostumet e saj tipike në ngjyrë të verdhë.
Mbretëreshës i qëndronte pranë djali i saj më i vogël, Princi Eduard. Me këtë paraqitje Elizabeth shënon vizitën e saj të tretë publike në pesë ditët e fundit. Të premten, ajo mori pjesë në shfaqjen Royal Windsor Horse Show, duke shijuar shfaqjen e kalit të saj dhe të dielën, ajo ishte gati për një ngjarje televizive të mbushur me yje duke festuar jubileun e saj Platinum.
Pallati tha se mbretëresha kishte qenë “në dijeni” për promovimin e linjës “Elizabeth” ditën e sotme dhe organizatorët ishin paralajmëruar se ajo mund të merrte pjesë nëse do të ndihej në gjendje ta bënte këtë. Në këtë dalje Mbretëresha u duk mjaft e lumtur.
“Në një moment të lumtur si ky, Madhëria e Saj Mbretëresha po merr pjesë në ngjarjen e sotme për të shënuar përfundimin e Linjës Elizabeth,” tha një zëdhënës.
Projekti prestigjioz Crossrail, i cili u riemërua për nder të Mbretëreshës, do të hapet për publikun më 24 maj – në kohë për festimet kryesore të jubileut që fillojnë më 2 qershor.
Gjatë qëndrimit të saj atje Mbretëreshës Elizabeth madje iu demostrua se si blihej një biletë nga asistenti i shërbimit ndaj klientit, Kofi Duah.
Ndonse ajo mund të ketë blerë biletën e parë, Mbretëresha nuk udhëtoi në trenin e ri. Ajo ia la Eduardit për të udhëtuar nga stacioni Paddington në perëndim të Londrës në Tottenham Court Road në zemër të qytetit.
Paraqitja e saj befasuese premton shumë për fundjavën e ardhshme të Jubileut Platinum, e cila zgjat nga 2 qershori deri më 5 qershor dhe do të festojë 70 vjetorin e saj të mahnitshëm në fron. Shpresohet se ajo do të jetë në gjendje të marrë pjesë në disa nga ngjarjet zyrtare, nga Trooping the Color (festimet publike vjetore për ditëlindjen e Mbretëreshës) më 2 qershor dhe Shërbimi i Falënderimeve në Katedralen e Shën Palit të premten, më 3 qershor.