FOTO/ I dogjën makinën e parkuar para banesës, ky është efektivi i policisë, ja pamjet e para nga vendi i ngjarjes

Makina Shkoder (6)

Ky është efektivi i policisë së Komisariatit të Shkodrës, makina e të cilit u dogj në orët e para të mëngjesit pas një zjarrvënie të qëllimshme.

Sokol Kroni, 54 vjeç, ka dalë nga banesa sapo ka parë flakët, por makina është djegur pjesërisht me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve. Policia po heton për një hakmarrje të mundshme ndaj 54-vjeçarit për shkak të detyrës.

Më datë 14.05.2022, rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit Sokol Kroni, 54 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Shkodër. Automjeti ka qenë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi.

Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes

FOTO/ I dogjën makinën e parkuar para banesës, ky është efektivi i policisë, ja pamjet e para nga vendi i ngjarjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook