Skuadra e Ballkanit, e drejtuar nga Ilir Daja është shpallur kampione e Superligës së Kosovës.
Ky sukses vjen pas barazimit në ndeshjen e ditës së sotme mes Gjilanit dhe Dritës që kanë siguruar matematikisht suksesin e klubit të trajnerit të njohur shqiptar.
Ballkani e fiton kështu Superligën e Kosovës 4 ndeshje para përfundimit të kampionatit.
Një sukses ky historik për Ilir Dajën, i cili i shton një tjetër trofe koleksionit të tij këtë herë në Kosovë, me Ballkanin që fiton kështu titullin e tij të parë. Një sukses padyshim edhe për Nderim Nexhipin në rolin e drejtorit sportiv, pasi pranoi sfidën që tw ndërtonte një skuadër kampione dhe ia doli të kurorëzonte një projekt shumë ambicioz.
Klubi e festoi sukesin me një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
Klubet me më shumë kampionate të fituar:
Prishtina: 10
Besa: 3
Feronikeli: 3
Drita: 3
Trepça: 2
Arena e Lajmit