Fiorentina e Vinçezo Italianos po zhvillon një kampionat fantastik në këtë sezon të Serisë A, ku renditet në vendin e 7-të në garë për një vend në Kupat e Europës.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Edison Kavani duket të jetë ëndrra e madhe në merkato e klubit nga Firenze, me sulmuesin i cili pritet të largohet nga Junajtid në përfundim të sezonit.
Eksperienca në arenën europiane duket të jetë arsyeja kryesore pse drejtuesit e klubit janë venë pas 35-vjeçarit.
Rikthimi i ish-sulmuesit të Napoli në Itali duket të komplikohet vetëm nga paga e lartë që sulmuesi kërkon, por me drejtuesit e Fiorentinës që do të jenë të gatshëm ta bëjnë një sakrificë për një kontratë 1-vjeçare me Kavanin.
Arena e Lajmit