Kryemadhi takim me gjimnazistë në Tiranë: LSI e dedikuar t’i garantojmë rinisë shqiptare një alternativë tjetër

279916562 544137573747977 110548464158567382 N

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me një grup gjimnazistësh në Tiranë. Kryemadhi shprehet se “në vend të qeverisjes shpopulluese”, LSI është dedikuar t’i “garantojmë rinisë shqiptare një alternativë tjetër, duke formësuar një opozitë të vërtetë, me zgjidhje konkrete për sfidat aktuale dhe ato të së nesërmes”.

Reagimi i plotë në Facebook:

Gjenerata e re nuk mund të mbetet peng i qeverisjes së interesave të ngushta.  Dëgjova me vëmendje ditën e djeshme zërin e gjimnazistëve të Tiranës, në lidhje me cilësinë e arsimit që ata marrin, procesin e maturës shtetërore, ndjenjat e tyre për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.

Jemi të dedikuar, që në vend të qeverisjes shpopulluese, t’i garantojmë rinisë shqiptare një alternativë tjetër, duke formësuar një opozitë të vërtetë, me zgjidhje konkrete për sfidat aktuale dhe ato të së nesërmes. Shpopullimi nuk do të jetë kurrë, fati i vendit me bukuritë dhe rininë më të mrekullueshme!

Kryemadhi takim me gjimnazistë në Tiranë: LSI e dedikuar t’i garantojmë rinisë shqiptare një alternativë tjetër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook