“Kur del Saliu dua të thyej televizorin”, Balla në Lushnje: Berisha nuk bën sa tv, nuk i hyn në punë askujt

Edecd200 8085 4621 A798 E34d66921de2

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa panë nga afër përfundimin e punimeve që u kryen për pastrimin dhe veshjen me beton të një pjese të degës ujitëse të Lushnjes që kalon brenda qendrës së banuar të lagjes ‘18 Tetori’.

Po ashtu ndoqën edhe vendosjen e sistemit të ndriçimit në rrugën ‘Sabri Kosturi’, pjesë e të njëjtit rajon.

Balla gjatë inspektimit të punimeve u takua dhe me banorë të kësaj lagjeje të cilët e kanë mirëpritur këtë investim prej shumë kohësh dhe shprehën vlerësimin për përfundim në një kohë të shpejtë të kanalit.

Një qytetar i Lushnjes gjatë takimit me Ballën u shpreh: Kur del Saliu dua të thyej televizorin.

Balla duke e ironizuar u përgjigj: Çthua!? Saliu nuk bën sa televizori. Nuk i hyn në punë askujt.

 

“Kur del Saliu dua të thyej televizorin”, Balla në Lushnje: Berisha nuk bën sa tv, nuk i hyn në punë askujt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook