Te Liverpuli, ndonëse ashtu në heshtje, kanë nisur të mendojnë për festimet. Edhe pse të gjithë trofetë ku “të kuqtë” janë në lojë, fillimisht duhen fituar, në klub nuk duan të gjenden të papërgatitur.
Skuadra e Klopit ka fituar Kupën e Ligës, si dhe ka siguruar dy finale të tjera, në Kupën FA (14 maj përballë Çelsit) dhe në Ligën e Kampioneve (28 maj përballë Realit ose Mançester Sitit).
Mediat britanike kanë bërë me dije se klubi i Liverpulit i ka kërkuar leje bashkisë së këtij qyteti për të organizuar festime në qytet në rast se do të arrijë të kurorëzojë me sukses sezonin, që në rastin më të mirë mund të mbyllet me katër trofe dhe në rastin e keq vetëm me një, Kupën e Ligës, të arkivuar tashmë.
Arena e Lajmit