Trajneri i Egnatias, Zekerija Ramadani, u shfaq i zhgënjyer pas humbjes 0-2 që skuadra e tij regjistroi në shtëpi ndaj Laçit. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, tekniku i skuadrës rrogozhinase u shpreh:
HUMBJA- Ne krijuam rastet, Laçi shënoi golat. Kjo është tablloja e ndeshjes. Të arrish të krijosh aq shumë raste përballë Laçit, tregon që kemi harxhuar shumë energji dhe kemi bërë shumë punë, por është mëkat. Naiviteti jonë na kushtoi shumë.
Dy gjuajtje në portë, dy gola për Laçin. Eksperienca ishte në anën e tyre. Mund të krijonim edhe 5 raste, por sot mesa dukej nuk mund të shënonim dot. Çdo humbje ndikon në aspektin psikologjik. Kemi 4 ditë për të rigjeneruar ekipin në çdo aspekt. Kemi një derbi të vërtetë me Teutën, do të japim maksimumin. Duhet t’i ikim 2 vendeve të fundit si fillim, pastaj të synojmë t’i ikim edhe vendit të 8-të. Në të kundërt, duhet të përgatitemi për “Play-Out”-in…
RREZIKU- Duhet ta mendojmë futjen e Dinamos në garë. Duhet të jemi të sigurt për mbijetesën. Tashmë nuk varet gjithçka nga ne për sa i përket “Play-Out”-it, ndërsa për sa i përket 2 vendave të fundit e kemi në dorë ne.
Arena e Lajmit