Tiranës i shtyhet festa e titullit, asgjë nuk vendoset për mbijetesën. Shikoni renditjen pas 4 sfidave të para të javës së 32-të

Java e 32-të e “Abissnet Superiore” luajti 3 ndeshje të tjera ditën e sotme, ku ndodhën shuëm surpriza dhe ende asgjë nuk është vendosur në garën për mbijetesë.

KATEGORIA-SUPERIORE logo

Tirana mori një barazim brenda në shtëpi përballë Teutës me shifrat 1-1, gjë që i mban bardheblutë ende në vendin e parë, por sërish nuk e kanë siguruar matematikisht kampionatin. Nga ana tjetër, durrsakët përfitojnë nga një gabim i Egnatias, për t’u shkëputur 6 pikë me zonën e ftohtë.

Për sa i përket rrogozhinasve, ata vazhdojnë të jenë në vendin e 8-të, duke qëndruar në vendin që të dërgon në zonën “play-out”, pas humbjes në shtëpi me Laçin. Kurbinasit kanë hedhur hapin e madhë drejt Europës me këtë fitore, duke siguruar në një farë mënyre vendin e dytë.

Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme përballë Kastrioti në sfidën tjetër të ditës së sotme, duke qëndruar ende në elitë për pak kohë dhe duke parakaluar për momentin Dinamon.

REZULTATET:

Të Mërkurën:

TIRANA 1-1 TEUTA

EGNATIA 0-2 LAÇI

SKËNDERBEU 2-0 KASTRIOTI

Të Martën:

KUKËSI 1-2 PARTIZANI

RENDITJA:

renditja

Arena e Lajmit


Tiranës i shtyhet festa e titullit, asgjë nuk vendoset për mbijetesën. Shikoni renditjen pas 4 sfidave të para të javës së 32-të

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook