Një video me protagonist trajnerin e Milanit, Stefano Pioli dhe një tifoz të skuadrës së Interit është bërë virale në rrjetet sociale.
Fansi zikaltër e ndalon trajnerin kuqezi në rrugë për të bërë një foto me të por në momentin që trajneri kuqezi e pranon kërkesën e tij ai fillon ta regjistrojë atë.
Tifozi e uron për titullin përpara kohë duke çuditur Piolin, më pas ai vetë i thotë se është fans i Interit me teknikun italian që i përgjigjet se e kishte kuptuar këtë gjë dhe largohet me një buzëqeshje.
Arena e Lajmit