Ajo është mbi tre muaj në turneun e saj të shumëpritur Future Nostalgia, i cili u shty disa herë për shkak të pandemisë Covid-19 .
Dhe të martën në mbrëmje, Dua Lipa argëtoi fansat e saj holandezë për natën e dytë Ziggo Dome të Amsterdamit, ku u ngjit në skenë e veshur me një kostum rozë e cila e bëntë të dukej mahnitëse.
Veshja e Dua-s u ishte një ‘body’ i ngushtë i gjithi ngjyrë rozë nga koka deri tek këmbët e cila u kombinua me një palë doreza të cilat i vinin deri tek parakrahët dhe të kombnuara me një palë me çizmet me takë.
Rikujtojmë se yllit i popit është fotografuar rrugëve të Paris-it me shokun e saj, stilistin e njohur, Simon Porte Jacquemus.
Dyshja dukej se po shijonin motin e ngrohtë dhe me diell të majit, ndërsa darkuan në një “restorant” të hapur në natyrë përpara se të bashkoheshin me një grup miqsh të tjerë.
Dua më pas e përfundoi ditën e saj xhiro nëpër qytet me Porsche-në e verdhë të Simon.
Pas ditës së gjatë, Dua Lipa nuk harroi edhe ndjekësit e saj duke ndarë në Instagram një sërë fotosh nga Parisi teksa shijonte pushimet, duke përfshirë kalimin e kohës me Simon.
Ajo pozoi perpara Kullës Eifel, përpara se të shijonte natën me ekipin e saj, nën shoqërinë e alkoolit.
View this post on Instagram