EMRAT/ Makina e “palosur”, dalin pamjet e rënda nga aksidenti në Fier, 3 të plagosur

519431cf E900 491d Bcd8 74775614de20

Një makinë Mercedes Benc del nga rruga, plagosen tre shtetas. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier- Seman në vendin e njohur si “Ura e Bacinozit”.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se makina ka dalë nga rruga ndërsa mësohet se në të udhëtonim tre shtetas të cilët janë transportuar në spitalin e Fierit.

Bluzat e bardha bëjmë me dije se drejtuesi i mjetit paraqitet në gjendje më të rëndë, ndërkohë që pasagjerët kanë marrë dëmtime më te lehta. Të plagosur kanë mbetur shtetasit Sokol Prendushi, drejtues i mjetit, Kristjan Voci dhe Jetnor Hila. Uniformat blu kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth 18:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, Fier, ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. P., 32 vjeç dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit K. V., 29 vjeç dhe J. H., 45 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.

EMRAT/ Makina e “palosur”, dalin pamjet e rënda nga aksidenti në Fier, 3 të plagosur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook