“Kam luajtur me dhimbje të forta”, De Bryjne: Koha të ngre Champions-in

Shpresat e Mançester Sitit për të arritur finalen e dytë radhazi dhe pse jo edhe suksesin final në njëfarë mase janë të varura edhe nga forma e yllit të saj, Kevin de Bryjne. Belgu ka qenë njeriu më i rëndësishëm i Pep Gurdiolës dhe jo më kot ka qenë ai që ka shoqëruar trajnerin e “Qytetarëve” në konferencën për shtyp para takimit të kthimit ndaj Realit.

De Bryjn

Mesfushori belg ka pranuar se ka shumë takime në këtë sezon që i është dashur të luajë i dëmtuar e me dhimbje, por tani që finishi është fare pranë ai nuk ka ndër mend të ndalet. Dëshira për ta fituar për herë të parë Ligën e Kampioneve tejkalon edhe problemet fizike. “Kam kaluar muaj të vështirë, pasi kam pasur dhimbje si kurrë më parë nga dëmtimet. Por tani ndihem në formë optimale. Ky është momenti për të parë përpara për të fituar Ligën e Kampioneve.

Kritika e vetme që mund të na bëhet është mungesa e Champions-it, por shpresojmë që kundër Realit të hedhim hapin e radhës drejt titullit”, ka thënë belgu. De Bryjne ka folur edhe për sfidën kundër Realit të Madridit sonte në mbrëmje, si pengesa e fundit para finales së 28 majit në Paris.

“Ne dhe Reali jemi dy skuadra që pëlqejmë futbollin sulmues. Por takimi nis nga 0-0 dhe duhet të jemi të përgatitur. Objektivi ynë është trofeu, e dua patjetër Ligën e Kampioneve”, ka thënë ai. Mesfushori belg ka pranuar edhe ndikimin e madh që ka pasur Pep Guardiola në përmirësimin e tij si lojtar. “Sigurisht që më ka ndihmuar shumë. E shoh veten me fat që drejtohem nga një trajner si ai”, ka thënë De Bryjne.

Arena e Lajmit


“Kam luajtur me dhimbje të forta”, De Bryjne: Koha të ngre Champions-in

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook