Vetëm Internacionali kishte rënë sportivisht në Kategorinë e Tretë nga klubet që u përjashtuan dje nga FSHF-ja për trukime ndeshjesh. Bulqiza e kishte mbyllur kampionatin në vendin e nëntë në grupin A, duke siguruar qëndrimin edhe për një sezon, ndërsa Gramshi ishte në fazën “play off”.
Sot ekipi gramshak duhet të luante ndaj Veleçikut shansin për të kapur finalen dhe tentuar më pas Kategorinë e Parë, mirëpo kjo ndeshje nuk do të zhvillohet.
Por çfarë do të ndodhë? “Panorama Sport” mëson se fillimisht FSHF-ja do të presë nëse klubi i Gramshit do të apelojë vendimin për përjashtim, ndërsa më pas do të vendoset se si do të procedohet me fazën “play off”. Ndërkohë, sa i përket rastit të Bulqizës, ekipi që do ta zëvendësojë në Kategorinë e Dytë do të vijë nga Kategoria e Tretë sipas meritës sportive. Këtë e parashikon neni 36 në rregulloren e aktivitetit të FSHF-së për Kategorinë e Dytë.
Arena e Lajmit