Përjashtimi i Rusisë nga të gjitha veprimtaritë sportive ka sjellë një tjetër përfitim për Shqipërinë. Pas Kombëtares shqiptare, e cila tashmë do të ketë një shans të madh në Ligën e Kombeve dhe pothuajse është e kualifikuar në “play off”-in e Europianit, ato që preken janë edhe klubet shqiptare.
Nesër do të luhen gjysmëfinalet e dyta të Ligës së Europës, ku do të dalin edhe finalistët.
Nëse Uest Hemi ose Lajpcigu fitojnë këtë kompeticion dhe në kampionatet e tyre përkatëse renditen në zonën e Europa League, për shkak të zhvendosjes të ekipeve dhe si pasojë e përjashtimit të rusëve, ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë do të nisë aventurën europiane direkt në turin e dytë të Conference League.
Aktualisht, Lajpcigu ka fituar takimin e parë me Rejnxhërs dhe është më i avantazhuar për në finale, por nga ana tjetër edhe në kampionatin gjerman ata renditen pikërisht në zonën e Ligës së Europës, ashtu siç duhet që fituesi i Kupës së Shqipërisë të kalojë një tur në Ligën e Konferencës nga shtëpia.
Arena e Lajmit