Reali nuk shkon kurrë në finale kur humbet gjysmëfinalen e parë/ Siti mund të arrijë Ajaksin dhe Bajernin

Rehatohuni dhe vendosini rripat e sigurimit! Duke parë spektaklin që dhuruan gjatë gjysmëfinales së parë, Real Madrid-Mançester Siti është ndeshja mes dy mbretëreshave të këtij sezoni të pabesueshëm dhe sot do të mësojmë edhe emrin e finalistes së dytë të Parisit.

mancester siti real madrid 2

Kampionët e sapo shpallur të Spanjës duhet të përmbysin disavantazhin 4-3 të ndeshjes në “Etihad”. 90 minutat në “Bernabeu” janë shumë të gjata dhe gjithçka është e mundur (pyesni PSGnë dhe Çelsin). Nga ana e tij Pep Guardiola ka një skuadër të aftë për të mundur këdo dhe kudo dhe ka premtuar se do të luajë për të fituar edhe në Madrid, në kërkim të finales së dytë radhazi të Champions-it me Mançester Sitin.

STATISTIKAT – Reali nuk ka shkuar kurrë në finale kur ka humbur gjysmëfinalen e parë të Champions-it dhe precedentët janë jo pak, por tetë (tri të fundit me Zhoze Murinjon në stol). Në 20 vitet e fundit, spanjollët kanë përmbysur vetëm tri ndeshje në “Bernabeu” pasi kanë humbur takimet e vajtjes. Ndeshja Mançester Siti-Real Madrid (4-3 në “Etihad”) ishte gjysmëfinalja e dytë në historinë e Ligës së Kampioneve që kishte të paktën 7 gola pas Liverpul-Roma (5-2) në sezonin 2017-‘18.

“Qytetarët” kanë fituar tri ndeshjet e fundit të Champions-it kundër Realit të Madridit: vetëm dy skuadra kanë fituar katër ndeshje radhazi ndaj “Los Blancos” dhe ato janë Ajaksi i Amsterdamit dhe Bajerni i Mynihut. Mançester Siti arriti për herë të parë në finalen e Ligës së Kampioneve në historinë e vetë vetëm sezonin e shkuar.

Dhe kjo do të ishte hera e dytë radhazi pas asaj që humbi sezonin e shkuar kundër Çelsit. Kevin de Bryjne ka regjistruar 18 asiste në Ligën e Kampioneve për Mançester Sitin që kur ka debutuar në këtë kompeticion me këtë klub. Sulmuesi i Realit, Karim Benzema, ka shënuar 9 gola në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve këtë sezon. Vetëm Kristiano Ronaldo në sezonin 2016-‘17 ka realizuar më shumë se francezi (10 gola).

Arena e Lajmit


Reali nuk shkon kurrë në finale kur humbet gjysmëfinalen e parë/ Siti mund të arrijë Ajaksin dhe Bajernin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook