Viti i trofeve, “baby Bylis” që sfidoi emrat e mëdhenj/ Nga Preka te Ruçi e Qardaku, ja të rinjtë që shkëlqyen

Bylisi po mendon për festën zyrtare. Kur kanë mbetur edhe 90 minuta nga “finishi” i garës së Kategorisë së Parë për sezonin 2021- 2022, po përgatiten për Besën. Edhe pse duhet të udhëtonin në Luz, plani ka ndryshuar. Do të luhet në “Adush Muça” dhe kjo u jep mundësi që të gëzohen bashkë me tifozët për titullin e pestë kampion në këtë ligë. Mallakastriotët kanë deri më tani 22 fitore, 3 barazime e 4 humbje dhe një golavarazh 48-15.

bylis

Një ecuri vërtet e frikshëm këtë sezon, me një skuadër me moshë të re dhe nga më të mirat në historinë e futbollit ballshiot. Me asnjë humbje apo barazim në shtëpi, Jeton Beqiri ka të drejtë të krenohet me këtë grup. Ai ka arritur të vërë diktatin që në javët e para, duke u treguar rivalëve se kush e bën “ligjin”. E ka lëshuar kreun vetëm dy herë, por pa humbur terren. Kanë qenë me pikë të barabarta dhe Erzeni është favorizuar nga golavarazhi. Pjesa tjetër e sezonit nuk ka pasur shumë histori, Bylisi ka komanduar kampionatin.

Si në golat e shënuar dhe ata të pësuar, pikët apo dhe në elementë që premtojnë shumë dhe do të kërkojnë që të lënë gjurmë edhe në Superiore, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. I krijuar në vitin 1972, më 14 korrik, klubi mbush 50 vjeç dhe dhurata më e mirë është rikthimi si kampionë në elitën e futbollit.

Bylis festa

Jo vetëm kaq, pasi edhe ekipi U-21 është drejt titullit për herë të dytë radhazi, duke lënë pas ekipe si: Vllaznia, Teuta, Tirana, Dinamo, Partizani, Apolonia. Për të kompletuar suksesin shtohet edhe U-19, që ka siguruar “play off”-in për titullin kampion në rang kombëtar për këtë moshë. Ajo që bie në sy është mosha e lojtarëve, që garantojnë me patjetër të ardhshme. Bylisi ka aktivizuar lojtarë nga mosha 16 deri në 21 vjeç si titullarë.

Shkodranet e Bylisit

Kanë skuadrën me lojtarët me moshën më të re në kampionatin e Kategorisë së Parë. Po të shohësh ecurinë, një kontribut të rëndësishëm kanë dhënë lojtarë si: Beqaj, Preka, Muçollari, Kastrati, Trumçi, Fall, Ruçi, Shkreli, Maçolli, Qardaku, Ivziku, Kamra, Emini dhe Skënderaj.

ERJON SALIU – Arena e Lajmit


Viti i trofeve, “baby Bylis” që sfidoi emrat e mëdhenj/ Nga Preka te Ruçi e Qardaku, ja të rinjtë që shkëlqyen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook